Detaje nga shpërthim në rafinerinë e naftës në Itali, 2 të vdekur, 3 të zhdukur, 9 të plagosur

Bota

Detaje nga shpërthim në rafinerinë e naftës në Itali, 2

Ka shkuar në dy bilanci i të vdekurve nga shpërthimi në rafinerinë e kompanisë energjetike Eni në qytetin Calenzano, pranë Firences, ndërsa nëntë persona janë plagosur dhe tre të zhdukur, ka bërë të ditur guvernatori i Toskanës, Eugenio Gianni.

Ai ka shtuar se zjarri në rafineri është shuar, shkruan Ansa. Shërbimet zjarrfikëse, mjekësore dhe policore janë në vendngjarje, autostrada aty pranë është e mbyllur, ndërsa qarkullimi hekurudhor është ndalur, raporton “Corriere Fiorentino”.

Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e rafinerisë ku depozitat janë mbushur me karburant, por cisternat nuk janë përfshirë nga flakët.


“Hetimi është në vazhdim. I bëjmë thirrje popullatës që të mos afrohet në zonën e prekur”, njoftoi bashkia e Calenzanos në rrjetet sociale.

Për shkak të intensitetit të lartë, shpërthimi është ndjerë edhe në vende të afërta, si dhe janë thyer xhamat e objekteve aty pranë, ndërsa në disa shtëpi janë shembur çatitë. Hetimet për shkaqet e shpërthimit janë duke vazhduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion