Tentuan të korruptonin efektivët e policisë për të shmangur bllokimin e automjeteve, procedohen dy persona

Aktualitet

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë për të

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste mitdhënie në tentativë, duke proceduar penalisht dy drejtues automjetesh të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe në rrugën “Martin Camaj”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K. Këta shtetas ishin konstatuar nga punonjësit e Policisë me masa administrative të papaguara.

Në momentin e ndalimit, shtetasit Xh. S. dhe J. K. kanë ofruar një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve të tyre.


Pas veprimeve të mëtejshme, ata janë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion