Dënohet me 11 vite burg futbollisti Premier Ligës, u shpall fajtor për trafik kokaine

Bota

Dënohet me 11 vite burg futbollisti Premier Ligës, u shpall fajtor

Dënohet me 11 vite burg ish-mesfushori i Southampton dhe Portsmouth, Jhon Viafara, pasi u shpall fajtor për për trafik kokaine në Shtetet e Bashkuara, nga Kolumbia vendi i tij i lindjes.

Mediat amerikane shkruajnë se 42-vjeçari u dënua nga një gjykatë federale në Teksas të Mërkurën. Ndërsa vetë futbollisti pranoi se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë në SHBA dhe u ekstradua në SHBA.

Dënohet me 11 vite burg futbollisti Premier Ligës, u shpall fajtor

Po atij ju shtuan akuzat edhe për importimin e dy tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara, që është e barabartë me një shumë marramendëse prej 21 milion paund, kështu së fundmi u mor vendimi i formës së prerë që ai të dënohem me 11 vite. Hetimet rreth kësaj çështje kishin filluar tre vite më parë

ME TE LEXUARAT