Dyshohen se fshihen pas një sulmi terrorist, në pranga nëna dhe 4 vajzat e saj në Francë

Kanë rënë në pranga 5 femra në jug të Francës, pasi dyshohen se janë përfshirë në një sulm terrorist në qytetin e Montpellier. Policia në Francë bën me dije se ka rënë në pranga një 18-vjeçare që jetonte në Beziers, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm në Montpellier. Autoritetet bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe nëna bashkë me tre motrat e saj.
Ndërkohë, mediat franceze shkruajnë se për policinë kanë dëshmuar fqinjët e të arrestuarve. Ata janë shprehur 18-vjeçarja ndihej krenare për videot e grupit terrorist terrorist të Shtetit Islamik. Sipas deklaratave të fqinjëve, Menard një zyrtar policie për Associated Press tha se fqinjët ishin të tmerruar.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin falënderoi shërbimet e inteligjencës për mbrojtjen e qytetarëve francezë.


