Pasojat e ngrohjes globale, pranvera mbërrin më shpejt këtë vit në Japoni (Foto)

Në Japoni kanë çelur lulet e qershive, duke treguar se pranvera ka mbërritur, edhe pse pak më shpejt se ç'pritej.

Shkak sipas shkencëtarve është ngrohja globale që po kërcënon ekosistemet kudo.
Ndërkohë, njerëzit jetojnë momentin. Japonia është bërë si një vend përrallash, ku lulet e famshme të qershive , të njohura si “sakura", kanë pushtuar vendin.

Lulet kanë hpërthyer nëpër male e qytete, ndërsa petalet kanë mbuluar tokën.

Mediat e huaja shkrujanë se lulet që përjetojnë një kulm lulëzimi që zgjat vetëm disa dita, festohen në Japoni prej më shumë se një mijë vjet.

Turma njerëzish dalin duke parë dhe shijuar pemët si dhe duke bërë piknikë nën to.

Ajo që vihet re është se të gjithë qytetarët janë të maskuar, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.


