"Dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve", Kina ndalon me ligj provimet për 6-7 vjeçarët

Bota

"Dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve",

Qeveria kineze ka menduar për për nxënësit e klasave të para dhe të dyta. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se është ndaluar me ligj provimi për gjashtë dhe shtatë-vjeçarët, me qëllim për të të lehtësuar presionin e ushtruar nga prindërit në drejtim të vogëlushëve.

Lajmin e dha ministria e arsimit në Kinë, duke deklaruar se provimet në moshë të vogël dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të nxënësve. “Provimet janë një pjesë e domosdoshme e edukimit shkollor, por disa shkolla kanë problem për shkak të provimeve të tepërta dhe numrit të madh të nxënësve.

Klasat e para dhe të dyta të shkollës fillore nuk kanë pse të bëjnë provime. Ndërsa për klasat e tjera, shkollat të bëjnë provime vetëm në fundet e semestrit”, shkruan BBC./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion