“Delta” gjunjëzon SHBA-në, mbi 3 mijë viktima në 24 orët e fundit

Bota

“Delta” gjunjëzon SHBA-në, mbi 3 mijë viktima në

Situata e Covid-19 në SHBA nuk është aspak e mirë. Kështu shkruajnë mediat vendase, duke cituar autoritetet shëndetësore. Sipas raportit ditor, vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 3124 persona, duke e çuar numrin total që nga fillimi i pandemisë në 636 733 viktima.

Raporti i publikuar nga “Johns Hopkins”, bën me dije se të infektuarit janë mbi 38.7 milionë. Vendi më problematik është Kalifornia me 4.3 milionë raste, ndjekur nga Teksas me mbi 3,5 milionë dhe Florida me mbi 3,2 milionë.

“Delta” gjunjëzon SHBA-në, mbi 3 mijë viktima në

Ndërkohë situata u përkeqësua në SHBA pasi u përhap varianti Delta, e cila është cilësuar si më e rrezikshmja.

ME TE LEXUARAT