Largohen ushtarët britanikë nga Afganistani, reagon Boris Johnson

Bota

Largohen ushtarët britanikë nga Afganistani, reagon Boris Johnson

Ushtarët britanikë u larguan nga Afganistani me avionin e fundit. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Mbrojtjes në Britani, ndërsa i falenderon ata.

“Fluturimi i fundit me personel të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u nis nga Kabuli. Falenderojmë të gjithë ata që shërbyen me guxim nën presion të madh dhe në kushte të tmerrshme për të evakuuar në mënyrë të sigurt civilët më të cenuar”, shkruan ajo në Tëitter.

Ambasadorja e Britanisë në Afganistan, Lori Bristoë, tha se Britania kishte evakuuar afro 15,000 britanikë dhe afganë nga Kabuli në 15 ditët e fundit.

Ndërkohë, kryeministri i vendit ka premtuar se ata do rikthehen në Kabul. Boris Johnson tha se misioni nuk ka përfunduar./abcnews

ME TE LEXUARAT