Nëse këmbët i keni gjithmonë të ftohta, ja çfarë po tenton t’ju tregojë trupi

Soft

Nëse këmbët i keni gjithmonë të ftohta, ja

Shoqata amerikane e Shëndetit të Zemrës ka publikuar së fundmi një studim, ku trajton simpotomat që kjo sëmundje i jep pacientëve. Shumica e njerëzve përjetojnë sulm në zemër papritur, por në fakt, në shumicën e rasteve, sulmi në zemër ndodh si pasojë e problemeve kronike shëndetësore, që do të thotë se sinjalet e alarmit mund të vërehen shumë më herët.

Një nga simptomat që tregon një rrezik në rritje të sulmit në zemër janë këmbët e ftohta. Nëse vëreni se këmbët dhe pjesa nën gjunjë ju janë më të ftohta se pjesa tjetër e këmbës, shkaku i mundshëm është qarkullimi i dobët i gjakut. Kjo ndodh kur arteriet janë të bllokuara.

Nëse këmbët i keni gjithmonë të ftohta, ja

“Bllokimi arterial shkaktohet nga akumulimi i kolesterinës, substancave yndyrore, mbeturinave të qelizave, kalciumit dhe fibrinës. Ndërsa pllaka grumbullohet, muret e enëve të gjakut trashen, kanalet ngushtohen dhe rrjedhja e gjakut zvogëlohet. Si rezultat, qelizat nuk marrin oksigjen dhe lëndë ushqyese të tjera”, shpjegon Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës (AHA).

Përfundimisht, rrjedhja e gjakut në zemër mund të zvogëlohet në atë masë sa të shkaktojë goditje në tru. Përveç kësaj, nëse ngushtohen enët e gjakut, rritet rreziku i trombozës, e cila është një nga shkaqet e goditjes në tru.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion