Deklarata e Erdoganit për Kosovën: Jemi superfuqi, Vuçiçit i “dridhen këmbët” nga Turqia

Bota

Deklarata e Erdoganit për Kosovën: Jemi superfuqi,

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se do të lobojë për Kosovën në mënyrë që ajo të ketë njohje të reja, e ka shqetësuar thellësisht kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Turqia është superfuqi, Erdogani është lider i madh, unë jam i vogël dhe i papërfillshëm, por Serbia nuk është aq e vogël sa të mos përpiqet që ta kundërshtojë këtë çështje. Unë do të përpiqem të flas me të. Deri në 1 shtator e kemi për detyrim që të përmbahemi nga lobimi, por nuk e di ç’mund të ndodhë nëse ata fillojnë para kësaj periudhe”, ka deklaruar Vuçiç gjatë një vizite në Manastirin Mansija, në perëndim të Serbisë.

Beogradi, sipas Marrëveshjes së vulosur në Uashington 4 shtatorin e 2020-tës, ka detyrimin të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Prishtinës i duhet që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Erdogan tha më herët se për çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta diskutoje me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë vjeshtë.

Ai ka në plan te propozojë mundësinë e bashkëpunimit mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën, e cila e shpalli pavarësinë në 2008-tën.

ME TE LEXUARAT