Politikani italian vret emigrantin nga Maroku

Bota

Politikani italian vret emigrantin nga Maroku
Një politikan italian nga radhët e partisë së “Legas” dhe avokati i njohur, Massimo Adriatici kanë vrarë me armë një emigrant nga Maroku.

Adriatici, i cili është përgjegjës për sigurinë publike në qytetin Lombard të Voger, qëlloi mbrëmë një 39-vjeçar maroken, i cili iu nënshtrua operacionit nga plagët e marra, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Policia njoftoi sot se Adriatici është vendosur në arrest shtëpiak. Ai qëlloi marokenin pasi ata u grindën në një lokal. Migranti i dëmtuar u transferua në spital, ku shëndeti i tij u përkeqësua gjatë natës, kurse vdiq këtë mëngjes.

Adriatici, i cili ka licencë për armë, pretendon se marokeni, i cili është i njohur për policinë, sulmoi mysafirët në një gjendje të dehur, përfshirë edhe atë. Kreu i “Lega”, Matteo Salvini, tha se Adriatici veproi në vetëmbrojtje.

ME TE LEXUARAT