Covid-19 nuk ndalet, shkon në 30 milionë numri i të infektuarve në SHBA

Bota

Covid-19 nuk ndalet, shkon në 30 milionë numri i të infektuarve

Situata e Covid-19 në SHBA vijon të jetë e rëndë, duke u shtuar çdo ditë numri i rasteve pozitive dhe viktimave. Raporti i fundit i dorëzuar nga Universiteti i Jons Hopkins ka treguar se një vit nga pandemia globale, në SHBA janë regjistruar mbi 30 milionë raste me Covid.

Aktualisht janë 30, 001,245 raste pozitive të konfirmuara me këtë sëmundje të rëndë. SHBA vazhdon të mbajë vendin e parë, lidhur me numrin e viktimave në botë, pasuar nga Brazil dhe India. Por, Brazil mban vendin e parë, për numrin më të lartë të viktimave në ditë, duke thyer rekordin e vet çdo ditë. Situata është e rëndë edhe në europë, njëkohësisht që vijon edhe procesi i vaksinimit.

ME TE LEXUARAT