Aksidentohet për vdekje 65-vjeçari në Kavajë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Aksidentohet për vdekje 65-vjeçari në Kavajë, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë mëngjesin e sotëm, ku një 65-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një makinë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore në Qerret, ku drejtuesi i mjetit, shtetasi S.Xh, 40-vjeç, e ka aksidentuar, duke i shkaktuar vdekjen.

“Kavajë/Informacion paraprak. Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion