Covid-19 nuk ndalet në Indi, raportohen mbi 4 mijë viktima brenda 24 orëve të fundit

Bota

Covid-19 nuk ndalet në Indi, raportohen mbi 4 mijë viktima brenda 24

India ka shënuar një rekord të ri të viktimave nga Covid-19, që nga nisja e pandëmisë botërore. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga armiku i padukshëm plot 4, 529 persona. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se India raportoi 267.334 raste të reja të Covid-19 të mërkurën, ditën e tretë radhazi që ka parë më pak se 300,000 raste mes një vale të dytë shkatërruese të infeksioneve.

Regjistrimi i së mërkurës sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të vendit në 25,496,330, sipas ministrisë indiane të shëndetësisë. Deri më tani, 185.7 milionë doza vaksinash janë administruar në Indi, me 1,279,896 doza të regjistruara të martën, sipas ministrisë së shëndetësisë

ME TE LEXUARAT