Izraeli sulmon zyrat e mediave në Palestinë, revoltohet Franca

Forcat e Izraelit kanë bombarduar zyrat e medias në Palestinë dhe kjo ka bërë që Franca të revoltohet dhe ti kërkojë llogari. Ka qenë presidenti Emmanuel Macron i cili ka kërkuar nga Izraeli shpjegim për veprimin që ka bërë. Në fjalën e tij, ai gjithashtu bëri me dije se kryeqyteti francez po punon për arritjen e një armëpushimi dhe përfundimin e dhunës mes Izraelit dhe palestinezëve.
“Siguria e gazetarëve dhe e atyre që punojnë për lirinë e të shprehurit… mbrojtja e tyre është vërtet përgjegjësi shumë e rëndësishme. Ambasada jonë është duke punuar në këtë çështje dhe ne po presim sqarime nga Netanyahu, ne flasim me të rregullisht”, deklaroi presidenti francez.

Pas sulmit, kujtojmë se Izraeli tha se një pjesë e ndërtesës ishte duke u përdorur nga militantët e Hamasit për një operacion të inteligjencës. Ndërkohë që vetë Associated Press ka kërkuar dëshmi nga Izraeli për pretendimet rreth pranisë së Hamasit dhe një hetim të pavarur për sulmin ajror që ia shkatërroi zyrat. Mësohet se sulmet ajrore të Izraelit javën e kaluar kanë shkatërruar zyrat e 23 mediumeve lokale dhe ndërkombëtare.


