Mësuesi i ngacmoi vajzën, 40-vjeçari shkoi të merrte hak por mbeti i vrarë

Kosovë&Rajon

Mësuesi i ngacmoi vajzën, 40-vjeçari shkoi të merrte hak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Pejë, ku ka mbetur i vrarë një 40-vjeçar. Mediat kosovare bënë me dije se viktima u vra nga mësuesi i vajzës së tij. Sipas mediave, 40-vjeçari kishte shkuar të përballej me mësuesin pasi ky i fundit i kishte ngacmuar vajzën dy vite më parë.

Sipas gjykatës, ai e kishte ftuar të miturën në kabinetin e shkollës për të nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, por që më pas i ishte afruar te banka dhe pa pëlqimin e saj e kishte ngacmuar. Ajo e kishte shtyrë arsimtarin dhe me vrap kishte dal nga kabineti dhe kishte shkuar në shtëpi e i kishte lajmëruar familjarët.

Ndonëse gjykata e dënoi mësuesin me 3 vite e 6 muaj burg, por që sipas vendimit ai do e vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Për tu hakmarrë, babai i vajzës shkoi për të vendosur drejtësi për vajzën, por përfundoi në tragjedi. Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion