E moshuara në Rrogozhinë-Ramës: Të shtoftë Zoti jetë, rrofsh sa malet!

Teksa ndodhet në Rrogozhinë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë edhe ne qendrën shëndetësore të qytetit.
Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit masiv, ndërkohë që të moshuarit nuk i kanë kursyer urimet për kreun e qeverisë.
“Të shtoftë zoti jetë, rrofsh sa malet, nuk ke lënë vend pa shkuar”, i thotë një e moshuar Ramës.
Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shtoi se janë të angazhuar në këtë proces të gjithë mjekët e familjes.
“Janë angazhuar të gjithë mjekët e familjes. Në portalin e-Albania janë regjistruar më shumë se 15 mijë për tu vaksinuar Qendrat do të vijojn të hapura për vaksinimin deri pasdite,” tha ministrja.


