CNN: Teherani do të paraqesë një propozim të ri paqeje

Bota

CNN: Teherani do të paraqesë një propozim të ri paqeje

Ndërmjetësit në Pakistan presin të marrin një propozim të rishikuar iranian për t'i dhënë fund luftës në ditët në vijim, thanë burime për CNN. Sipas burimeve, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragchi do të kthehej sot në Teheran pas një vizite në Rusi dhe pritet të konsultohet me udhëheqësit e regjimit.

Ky proces është i ngadaltë, shpjegojnë burimet, për shkak të vështirësisë së komunikimit me Udhëheqësin Suprem Mojtaba Khamenei, vendndodhja e të cilit mbahet sekret.

Trump ka lënë të kuptohet se nuk do ta pranonte versionin e propozimit iranian të paraqitur gjatë fundjavës, i cili bënte thirrje për përfundimin e luftës si opsionin e parë dhe zgjidhjen e çështjeve më të mprehta që lidhen me programin bërthamor të Iranit në një fazë të mëvonshme.

Burimet thanë se procesi është në vazhdim dhe në zhvillim e sipër, dhe shumë do të varet nëse Irani paraqet një propozim të rishikuar më të pranueshëm për Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT