“Paketa e maleve më shkatërrimtarja”/ Protestuesi: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet…

Aktualitet

“Paketa e maleve më shkatërrimtarja”/ Protestuesi: Të

Një ish-punonjës Kadastre tha nga sheshi i protestës se Paketa e Maleve që po bën kryeministri Edi Rama është më katastrofalja dhe më shkatërrimtarja që mund t’i ketë ndodhur Shqipërisë.

Ai vuri në dukje se me këtë projektligj mund të vijnë edhe serbë të blejnë tokat në veri dhe t’i quajnë toka të tyre. Ai apeloi që Paketa e Maleve të anulohej menjëherë.

“Paketa e maleve është më shkatërrimtarja që mund t’i ketë ndodhur Shqipërisë. E zëmë se jam serb, me 1 euro metri, kam 200 mln euro, vij e blej një sipërfaqe të madhe në veri të Shqipërisë atje. Kjo është katastrofë, për mua është katastrofë. Rama po shkel të gjitha ligjet dhe për mua ky duhet të hiqet”, u shpreh qytetari.

Më tej ai vuri në dukje se shqiptarët kishin vuajtur më herët me ligjin 7501 të ndarjes së tokave, që gjithashtu ishte shkatërrimtar.

“Dhe nesër ai që e ble atje thotë “a, është tokë serbe kjo”. Se ne e vuajtëm sa e vuajtëm me 7501 dhe kemi qenë ne që i kemi shuar mosmarrëveshjet sesa ligji. Por ky ligj është shkatërrimtar”, tha ish-punonjësi i Kadastrës.

ME TE LEXUARAT