Netanyahu udhëton drejt SHBA-së, të martën pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë
Lajmifundit
/
24 Korrik 2026, 19:52
Aktualitet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të martën në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit izraelit, e cila bëri të ditur se Netanyahu do të niset drejt Uashingtonit të hënën, pas një ftese të presidentit Trump.
Sipas njoftimit, një ditë më pas, përveç takimit në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu do të marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të senatorit republikan Lindsey Graham.


