Cfarë po ndodh në Francë, rrëmbehen njëri pas tjetrit milionerët e kriptovalutave

Bota

Cfarë po ndodh në Francë, rrëmbehen njëri pas tjetrit

Policia franceze po heton një sërë rrëmbimesh të investuesve të lidhur me kriptovaluta, pasi një burri 60-vjeçar iu këput një gisht nga sulmuesit që kërkuan që djali i tij, një milioner i kriptovalutave, të paguante para për lirimin, raporton “The Guardian”.

Në rrëmbimin e fundit  të lidhur me kriptovaluta në Francë dhe Evropën Perëndimore, burri, që zotëronte kompani marketingu të kriptovalutave së bashku me djalin, u lirua nga një shtëpi në jug të Parisit të shtunën mbrëma. Ai ishte mbajtur mbi dy ditë.

David Balland, bashkëthemelues i firmës së kriptovalutave “Ledger”, që vlerësohet në mbi 1 miliard dollarë, u rrëmbye me partneren e tij më 21 janar në shtëpinë e tyre në Mereau, në Francën qendrore. Edhe atij iu pre një gisht.

Nëntë të dyshuar janë në hetim penal për atë rast, përfshirë udhëheqësin e dyshuar – 26-vjeçar – që kishte dosje policore për një rrëmbim të mëhershëm,

Në dhjetor të vitit të kaluar, babai 56-vjeçar i një influencuesi të kriptovalutave me seli në Dubai, ishte shënjestra e një rrëmbimi të dyshuar në lindje të Francës. Sulmuesit mbërritën në shtëpinë e burrit, lidhën gruan dhe vajzën e tij dhe e detyruan atë të hipte në veturë.

Djali mori një kërkesë për shpërblim dhe menjëherë kontaktoi policinë. Dy gratë u liruan shpejt, ndërsa babai u zbulua 24 orë më vonë në bagazhin e një makine në Normandi. Ai kishte shenja të dhunës fizike dhe ishte spërkatur me benzinë.

Rrëmbime tjera u raportuan në Spanjë dhe Belgjikë në pesë muajt e fundit./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion