Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare, nënë e katër fëmijëve! Ekzekutohet nga policia

Bota

Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare, nënë e katër

Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, kur burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion