Burri vrau bashkëshorten shqiptare në Greqi, vendoset për kujdestarinë e djalit të mitur

Një muaj pas vrasjes së 31-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Greqi, prokuroria ka vendosur për fatin e fëmijës së mitur të çiftit.
Sipas mediave greke, Prokurori i Athinës vendosi që kujdestarinë e fëmijës t’ia kalojë familjes së nënës 31-vjeçare.
Ai thu shpreh se “prindërit e nënës së djalit të mitur mund ta rrisin atë dhe ta mbështesin në të gjitha fazat e jetës siç kanë bërë deri më sot”.
Hetimet për ngjarjen tragjike kanë luajtur një rol për këtë çështje. Nga konstatimet e bëra, prokuroria arriti në përfundimin se babai i fëmijës që aktualisht ndodhet në paraburgim, nuk mund të përmbushte rolin e tij si prind.
Vrasja e 31-vjeçares shqiptare tronditi Greqinë në fund të muajit korrik. Bashkëshorti i saj e goditi me thikë duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e regjistruar në zonën e Daphne-s, sipas mediave greke dyshohet të ketë qenë për motive xhelozie. Fqinjët e tyre kishin denoncuar më herët në polici dhunën që autori ushtronte ndaj të shoqes.
Rasti i fundit kishte qenë disa ditë para krimit makabër, kur policia nuk ishte ngjitur në apartament për të kontrolluar situatën por kishte vetëm një patrullë në zonë.


