Britania: Ushtarët rusë refuzojnë të zbatojnë urdhrat

Bota

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar situatën në Ukrainë dhe disa ushtarë rusë kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat, sipas kreut të agjencisë britanike të inteligjencës.

Në një fjalim të rrallë publik gjatë një vizite në Australi, ai tha se Putin “kishte mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë së tij, duke pritur një fitore të shpejtë”.

“Ne kemi parë ushtarë rusë, pa armë,  duke refuzuar të zbatojnë urdhrat, duke sabotuar pajisjet e tyre dhe madje duke rrëzuar aksidentalisht avionët e tyre”, tha ai.

Supas Fleming, Putin kishte nënvlerësuar rezistencën e popullit ukrainas dhe kishte nënvlerësuar po ashtu edhe forcën e Perëndimit, duke nënvlerësuar edhe pasojat ekonomike të sanksioneve.

Fleming tha gjithashtu se është e qartë se Rusia po përdor mercenarë dhe luftëtarë të huaj për të mbështetur forcat e saj  përfshirë grupin Wagner.

Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit të pushtimit rus ndaj Ukrainës, teksa lufta ka hyrë në muajin e dytë.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat e tij po përgatiten për një ofensivë të përtërirë ruse në Ukrainën lindore.

Ai shprehu skepticizëm mbi pretendimet ruse se do të de-përshkallëzonte luftimet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke e quajtur atë si pararendës të “sulmeve të reja” në rajonin separatist lindor të Donbasit.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi një armëpushim në qytetin port të rrethuar të Mariupolit të enjten në mëngjes. Evakuimi i suksesshëm i civilëve ende nuk është parë, pasi përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar.

SHBA dhe Britania e Madhe thonë se ka tensione midis Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij, sepse presidenti rus ndihet i “mashtruar” prej tyre.

Rubla ruse është rikthyer afërsisht në nivelin që ishte kur filloi lufta në Ukrainë, pasi Moska zbatoi masa të rrepta financiare për të fryrë rublën, duke përfshirë rritjen e normave të interesit në 20% dhe futjen e kontrolleve të kapitalit ndaj rusëve, që shpresojnë të këmbejnë monedhën e tyre kombëtare me dollarë ose euro.

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë sërish online këtë të premte, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.

ME TE LEXUARAT