Përfshihet nga flakët Benzi në Bilisht
Lajmifundit
/
31 Mars 2022, 08:46
Aktualitet

Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, në qytetin e Bilishtit.
Policia njofton se makina është në pronësi të shtetasit K. H..
Momentin e zjarrit makina ndodhej e parkuar para banesës se pronarit të mjetit.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.


