Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar, ftohen të pezulluarit me përjashtim të Berishës

Politikë

Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar, ftohen të pezulluarit me

Prej disa ditësh palët brenda PD bëjnë thirrje për bashkim, por ende nuk ka një hap konkret.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, autorizoi dje sekretarin e grupit të PD-së, Arbi Agalliun, që të njoftojë deputetët që sot, një orë para seancës plenare, në selinë e Partisë Demokratike, të mblidhet Grupi Parlamentar.

Mesazhi i kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka mbërritur edhe tek 9 deputetë të PD të cilët pak muaj më parë u pezulluan për shkak të qëndrimeve të tyre, por jo tek deputetët e përjashtuar Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Luan Baçi.


Por edhe për prezencën e të përjashtuarve në mbledhjen e kësaj të enjteje ka pasur negociata mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe kreut të grupit parlamentar, Alibeaj. Sali Berisha zhvilloi mesditën e të mërkurës një takim me deputetët e PD që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Në fund të takimit siguroi se ai do të jetë pjesë e mbledhjes.

Kjo vendimmarrje e Sali Berishës për Gazment Bardhin është injorim i vendimmarrjeve dhe qëndrimeve të grupit parlamentar. Ai i ka kujtuar ish-kryeministrit vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar.

 “Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet”

Dorëheqja e Lulzim Bashës nuk po i bashkon ende demokratët, të cilët provën e tyre të parë për të qenë bashkë do ta kenë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kriza në PD pasqyrohet dhe në seli. Zyrat po i nënshtrohen ndryshimeve.

ME TE LEXUARAT