E rëndë, burri tenton të vrasë me kaçavidë gruan e tij gjatë kohës që ajo po flinte 

Kosovë&Rajon

E rëndë, burri tenton të vrasë me kaçavidë gruan

Një ngjarje e rëndë është raortuar të ketë ndodhur në Kosovë, ku burri ka tentuar të vrasë me kaçavidë bashkëshorten e tij gjatë kohës që ajo po flinte gjumë.

Sipas informacioneve të siguruara policia ka arrestuar shtetasin A.K dhe aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata që për të dyshuarin të caktohen masa me paraburgim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion