Fansja e propozon të lidhen bashkë, këngëtari shqiptar e refuzon

Showbiz

Fansja e propozon të lidhen bashkë, këngëtari shqiptar e

Këngëtari më i ri në skenën shqiptare, Lorenc Hasrama, është përballur me një situatë të këndshme por të sikletshme. I pranishëm në prezantimin e këngës së tij, në “Këngën Magjike”, një nga vajzat e publikut i bën një pyetje që e huton këngëtarin.

 “A je në një lidhje? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë? “, e pyeti vajza Lorencin.

“Është e komplikuar nuk ta sygjeroj të dalim bashkë” , u përgjigj Lorenci. Ai ka treguar se është në një lidhje të komplikuar.

Më herët, këngëtari Lorenc Hasrama ka rrëfyer se ka përjetuar jo shumë mirë eksperiencën e infektimit me Covid-19. Ai ka treguar se infektimi i kishte ndikuar shumë në gjendjen emocionale dhe hera herës është përlotur nga kjo situatë.

ME TE LEXUARAT