Brazil nuk toleron 4 lojtarët argjentinas, rrezikojnë dënimin me 5 vite burg

4 lojtarët argjentinas janë në telashe. Mësohet se policia federale braziliane ka hapur një hetim ndaj tyre, pasi nuk respektuan rregullin e karantinës. Kujtojmë se në minutat e para të ndeshjes Brazil- Argjentinë, ndeshja u pezullua, sepse 4 lojtarë argjentinas fluturuan nga Anglia për në Brazil, duke mos qëndruar në karantinë 14 ditë, sië është rregulli vendosur nga qeveria.

Mediat braziliane shkruajnë se zyrtarët përkatës kanë shprehur se lojtarët në fjalë kanë dhënë informacion të rremë për të shmangur kështu karantinën, dhe për pasojë, ata mund të dënohen për paraqitjen e gabuar. Lojtarët mund të përballen deri në 5 vite burg dhe gjobë.

Ndërkohë, për shkak të situatës së Covid-19, Brazili e ka cilësuar Britaninë e Madhe vend me rrezikshmëri të madhe, duke vendosur karantinë për udhëtarët nga ky vend.


