Ndryshimet brenda partisë, Edi Rama takim me Sekretariatin e ri të PS

Politikë

Ndryshimet brenda partisë, Edi Rama takim me Sekretariatin e ri të PS

Kryeministeri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur sot Sekretariatin e ri të PS. Vetëm pak ditë më parë gjatë Asamblesë Kombëtare, Rama njoftoi ndryshimet brenda partisë.

Mbledhja e Ramës është vetëm me Sekretariatin e ri dhe jo me grupin parlamentar.

Më 2 shtator, kryeministri Rama para se të njoftonte emrat e ministrave të rinj për kabinetin qeveritar të mandatit të tretë, propozoi  ndryshimet në sekretariate.

Damian Gjiknurit i besoi postin e Sekretarit të Përgjithshëm në vend të Taulant Ballës. Disa ministrave të kabinetit të dytë gjithashtu i besoi poste si Blendi Klosit Sekretar Organizativ, Anila Denaj Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas.

Po ashtu Etien Xhafajt i besoi Sekretariatin Dixhital, Romina Kukos Sekretariatin e marrëdhënieve me jashtë në PS ndërsa Sekretariatin e Punës së PS me Rininë ia besoi studentes 20-vjeçare Bojkena Basha.

Tre ditë më parë PS propozoi Ramën për kryeministër tek Presidenti Meta ndërsa kjo mbledhje tashmë vjen vetëm 3 ditë nga sesioni i ri parlamentar më 10 shtator.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion