Covid-19 asnjë përmirësim në Kosovë, raportohen 25.290 raste aktive

Kosovë&Rajon

Covid-19 asnjë përmirësim në Kosovë, raportohen 25.290

Situata e Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë problematike. Në raportin e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se në total janë 25.290 raste aktive në vend, ndërsa kanë marrë të dyja dozat e vaksinës 307.467 qytetarë.

Kosova prej javësh është përballur me një numër të lartë vdekjesh, persona të moshave të reja, mes të cilave edhe 5 gra shtatëzanë. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje të respektimit të masave, ndërsa theksojnë se vaksinimi është kryesor, pasi mund të përballojë variantin “Delta”.

Ndërkohë kujtojmë se shumë studime kanë bërë me dije se vaksina nuk të shmang mos infektimin, por të mbron nga simptomat e rënda, duke shmangur spitalet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion