Borrell: Lindja e Mesme "një kazan që mund të shpërthejë", të shmanget përshkallëzimi

Bota

Borrell: Lindja e Mesme "një kazan që mund të

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA-së ndaj grupeve të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

“Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin që situata të eskalojë,” tha ai.

Borrell nuk iu drejtua drejtpërdrejt sulmeve të SHBA-së, por përsëriti një paralajmërim se Lindja e Mesme është një "kazan që mund të shpërthejë”.

Ai vuri në dukje luftën në Gaza, dhunën përgjatë kufirit libanez, bombardimet në Irak dhe Siri dhe sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion