Zbulohet mesazhi që 18-vjeçarja i dërgoi burrit para se të pinte fostoksinë

Aktualitet

Zbulohet mesazhi që 18-vjeçarja i dërgoi burrit para se të

Detaje të tjera janë zbadhur nga ngjarja e rëndë në Lushnje, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. 

Kushëriri i burrit ka treguar për mediat se ditën që ndodhi ngjarja e rëndë, 18-vjeçaren e morën nga shtëpia e familjarëve të saj dhe çuan tek familja e 24-vjeçarit. Më pas ky i fundit kishte shkuar të pinte kafe me miqtë dhe kushërinjtë e tij. 

Ai thotë se nuk kishin kaluar as 5 minuta nga momenti kur e lanë në shtëpi dhe vajza i shkruan burrit se kishte pirë fosktoksinë.

“I ka shkruar mesazh djalit, djali ishte te kafja me ne. E la në shtëpi. Punë minutash sa u ulëm, vajza i shkroi mesazh: 'Piva fostoksinë'. Ky i shkroi: 'Mos guxo' dhe u nisëm me vrap për të ardhur se ishim në këmbë", tregon kushëriri i burrit.

Sipas uniformave blu e reja dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë pas konflikteve të vashdueshme më bashkëshortin e saj 24 vjeç, i cili po hetohet nga policia.

Por, familjarët e këtij të fundit mohojnë këto akuza dhe thonë se nuk ka pasur asnjë problem mes çiftit dhe se vajza mund ta ketë kryer aktin e rëndë për komentet që i bëheshin në shkollë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion