Helmimi i 18-vjeçares në Lushnje/ Flasin prindërit e burrit: E mbanim në pëllëmbë të dorës

Aktualitet

Helmimi i 18-vjeçares në Lushnje/ Flasin prindërit e burrit: E

Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Lushnje, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Policia njoftoi se vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me burrin e saj 24-vjeçar. Mësohet se prindërit e vajzës refuzojnë të flasin për mediat. 

Ndërkohë familjarët e djalit, i cili ndodhet nën hetim nga policia përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme.

Vjehrra dhe vjerri i 18-vjeçares thonë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja kanë lënë ngarkesës që vajza ka pasur në shkollë.

“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbë të dorës. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë.

Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë”, thotë vjehrra

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion