Bombardimi i centralit bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e sulmit nga SHBA

Bota

Bombardimi i centralit bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon

Pentagoni ka publikuar pamje zyrtare të sulmit ajror amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow në Iran, i ndodhur gjatë natës së 21-22 qershorit. Pamjet u shfaqën për herë të parë gjatë një deklarate për shtyp nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine.

video shfaqet momenti kur njëra prej gjashtë bombave të tipit “shkatërruese të bunkerëve” godet objektivin, duke shkaktuar një shpërthim masiv dhe pasoja të mëdha në infrastrukturën nënujore të objektit.

Fordow, një nga objektet më të mbrojtura të programit bërthamor iranian, ndodhet i ndërtuar thellë në brendësi të një mali, çka ka bërë që sulmi të konsiderohet një mesazh i qartë për aftësitë goditëse të SHBA-së në zonat më të fortifikuara.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë bërë deklarata të detajuara mbi dëmet apo viktimat, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.

 

ME TE LEXUARAT