Bombardimet në Gaza, ushtria izraelite zbulon objektivin e radhës

Bota

Bombardimet në Gaza, ushtria izraelite zbulon objektivin e radhës

Ushtria e Izraelit thotë se objektiv i saj gjatë sulmeve të vazhdueshme në Gaza është kreu ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif,

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brig Hidai Zilberman, tha se Izraeli është përpjekur të vrasë Deif, i njohur si kreun e Brigadave Izzedine al-Qassam.

Deif, i cili ka qenë në listën më të kërkuar të ushtrisë izraelite për më shumë se dy dekada, i ka mbijetuar përpjekjeve të përsëritura për jetën e tij gjatë viteve, përfshirë konfliktin e fundit në vitin 2014.

Uebfaqja izraelite e lajmeve Ynet raportoi se në një nga operacionet, Deif kishte qenë në bunkerin e tij kur Izraeli goditi vendin. Ai tenton të qëndrojë në prapavijë dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur. Ndërkohë që Hamas nuk i ka konfirmuar raportet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion