Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani, Zelensky: Ekipi ynë është duke u zhvendosur në Gjirin Persik

Bota

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani, Zelensky: Ekipi ynë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se një ekip ukrainas është nisur drejt rajonit të Gjirit për të ndihmuar në mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe stabilizimin e situatës në zonë.

Në një reagim të publikuar në platformën X (Twitter), Zelensky theksoi se ndërhyrja e shpejtë është e domosdoshme, duke përmendur edhe rrezikun që paraqet bllokimi i Ngushtica e Hormuzit nga Iran.

Sipas tij, kjo ngushticë është një nga rrugët kryesore për furnizimin global me naftë dhe gaz, ndaj bllokimi i saj përbën një burim të madh paqëndrueshmërie në tregjet ndërkombëtare.

“Ekipi ynë është në rrugë drejt rajonit të Gjirit për të ndihmuar në mbrojtjen e jetëve dhe stabilizimin e situatës. Askush nuk mund të thotë ende se sa do të zgjasë kjo situatë, por është e rëndësishme që mbrojtja e jetëve njerëzore të funksionojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në teknologjinë e dronëve. Ai kujtoi se vitin e kaluar Ukraina i kishte propozuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës një marrëveshje për bashkëpunim në prodhimin dhe përdorimin e dronëve.

Sipas Zelenskyt, përvoja që Ukraina ka fituar në luftën kundër dronëve sulmues është ndër më të mëdhatë në botë dhe mund të ndihmojë vendet e rajonit të Gjirit, si edhe partnerët në Evropë dhe Amerikë, për të ndërtuar sisteme më të forta mbrojtjeje./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion