“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk do të lejojë që Irani të bllokojë Ngushticën e Hormuzit

Bota

“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Trump është i vendosur të garantojë që rrjedha e naftës përmes kësaj rruge të rëndësishme detare të vazhdojë pa pengesa, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të mund të përmbushin nevojat energjetike.

“Presidenti përsëriti angazhimin e tij për të siguruar rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë aleatët tanë të mund të përmbushin nevojat e tyre energjetik”, tha Leavitt.

Ajo shtoi se Trump i është drejtuar edhe “elementëve të mbetur të regjimit iranian”, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndërprerë rrjedhën e naftës ose të mallrave përmes Ngushticës së Hormuzit do të përballet me një reagim të fortë ushtarak./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion