Blinken i pashqetësuar nga lufta, merr kitarën dhe këndon “rock” në Kiev

Bota

Blinken i pashqetësuar nga lufta, merr kitarën dhe këndon

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ndau skenën në klubin Barman Dictat të Kievit me grupin 19.99 duke luajtur kitarë dhe duke kënduar “Rockin’ in the free ëorld” të Neil Young.

Kënga u publikua fillimisht në vitin 1989 pak para rënies së Murit të Berlinit.

Më herët, kreu i diplomacisë amerikane tha se SHBA do të mbështesë Ukrainën derisa të garantohet siguria e saj kundër Rusisë.

Sekretari i Shtetit pranoi se vonesa në dorëzimin e armëve amerikane e bëri Ukrainën më të prekshme ndaj sulmeve ruse, por theksoi se Kievi ka mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit pasi populli amerikan e kupton se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë në anën tuaj që nga dita e parë dhe ne do të qëndrojmë në anën tuaj derisa të garantohet siguria, sovraniteti dhe aftësia e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj”, tha Blinken në një fjalim para studentëve në kryeqytetin ukrainas.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion