Zbulohet kush është pronari i vërtetë i termocentralit në Roskovec. Banorët: “Bombë ekologjike”!
Një kompani greke në bashkëpunim me një shqiptare do të ndërtojnë një termocentral për prodhim energjie në zonën e Fierit duke shkaktuar kundershtime e protesta nga banoret dhe ambientalistet. Projekti po pritet me protesta nga banorët e zonës, për shkak të problematikave mjedisore që dyshohet se do të shkaktojë zbatimi i projektit.
Projekti për të cilin po flasim, tashmë është publikuar zyrtarisht. Sipas inistrsë së Infrastrukturës, shoqëria “FIER THERMOELECTRIC” Sh.a. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një termocentrali për prodhimin e energjisë, me kapacitet 170 MW, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën e Roskovecit, Qarku Fier. Aplikimi i detajuar për publikun e interesuar, të Shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC” Sh.a., mund të gjendet pranë ambienteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Por kush janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC”, qe rezultojne se jane te njejtet me ata qe ndertuan hidrocentralet e debatuara ne luginen e Valbones duke demtuar nje lume dhe nje park kombetar me fame nderkombetare?
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Referuar të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Bizneseve, aksioneri i parë me 70 për qind, është "GEK TERNA Holdings, Real Estate & Constructions Societe Anonyme", me emertese dalluese "GEK TERNA S.A." , nje shoqeri aksionare e themeluar dhe qe vepron sipas ligjeve te Republikes se Greqise, me seli te regjistruar ne 85, Messogion Avenue, 115 26 Athine, Greqi, e regjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 26.09.2012 me nr. regjistrimi 253001000 dhe me numer tatimor 094005751, perfaqesuar nga Efstathios Natsis dhe Georgios Kouvaris.
Sipas të dhënave, zyrtare, Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 14.11.2022 terhequr nga QKB date 03.06.2023, Pronaret perfitues te subjektit “FIER THERMOELECTRIC”, zoterues te 25% te kapitalit e me teper, janë:
Ahmet Ulaj, shtetas shqiptar, i datelindjes 1951, pronar perfitues per 9.9% te kapitalit, pasi zotëron 33% të kapitalit të shoqërisë “GENER 2” shpk, dhe kjo e fundit zotëron 30% të kapitalit të shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC”. Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 28.09.2020.
Bashkim Ulaj, shtetas shqiptar, i datelindjes 1951, pronar perfitues per 10.2% te kapitalit, pasi zotëron 34% të kapitalit të shoqërisë “GENER 2” shpk, dhe kjo e fundit zotëron 30% të kapitalit të shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC”. Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 28.09.2022.
Astrit Ulaj, shtetas shqiptar, i datelindjes 1951, pronar perfitues per 9.9% te kapitalit, pasi zotëron 33% të kapitalit të shoqërisë “GENER 2” shpk, dhe kjo e fundit zotëron 30% të kapitalit të shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC”. Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 28.09.2022.
Ndërsa aksioneri i dytë, ështhë kompania e dytë aksionere me 30 për qind, është "GENER 2", shoqëri me përgjegjësi te kufizuar e se drejtës shqiptare, themeluar me date 06/07/2003 me NUIS K58615301M me seli qendrore ne Tirane, Njesia administrative nr.2, Rruga "Papa Gjon Pali II", Ndertesa nr 12, ABA Business Center 1010 dhe me administrator Artila Ulaj; Bashkim Ulaj. Ortaket e shoqerise jane Bashkim Ulaj me 34% te kapitalit; Ahmet Ulaj dhe Astrit Ulaj me 33% te kapitalit secili.
Bëhet fjalë për të njëjtët pronarë që zotërojnë edhe TV A2 CNN.
Janë pikërisht këta persona, që kanë marrë iniciativën për të dnërtuar një termocentral në zonën e Roskovecit në Fier duke futur në lojë edhe një kompani greke e cila është për tu habitur pse nuk e ndjek një projekt të tillë në vendin e vet, por vjen për ta ndërtuar në Shqipëri, në një zonë të lobuar shumë pranë tubacioneve të TAP me Gaz në zonën e Fierit.
Sipas Monitor, termocentrali do të projektohet për 25 vjet funksionim dhe energjia e prodhuar parashikohet të dërgohet në Rrjetin Kombëtar të Transmetimit nëpërmjet një nënstacioni gazi të izoluar (GIS).
Furnizimi dhe burimi i gazit natyror i ALBANIA ÇGT sipas dokumentit është tashmë plotësisht i mbrojtur për shkak të marrëveshjes së nënshkruar, ne Shkurti 2022, midis GEK TERNA (në emër të ALBANIA ÇGT) dhe Korporatës Publike të Gazit të Greqisë (DEPA) për furnizimin nga Korporata Publike e Gazit të Greqia tek Albania/Shqipëria ÇGT rreth 2,0 TË/vit gaz për një periudhë prej të paktën shtatë (7) vjetësh, e dorëzuar në Pikën e Ndërlidhjes ABV31 të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në ROSKOVEC, sipas kushteve te tregut dhe kontratës.
Sipas dokumentit projekti është i vendosur në një zonë të distancuar nga banesat ndërkohë që gjendet në afërsi me burimet ujore sipërfaqësore,cLumin Seman dhe konkretisht rreth 890 m larg në distance ajrore nga bregu i lumit.
Ndërkohë ambientalistët thonë se sipas protokolleve ndërkombëtare TEC-I me gaz duhet ta ketë distancën të paktën 4-5 kilometër nga zonat e banuara, burimet natyrore dhe tokat që përdoren për mjellje.
Shoqëria Fier Thermoelectric u regjistrua në tetor të vitit të shkuar dhe ka si aksionerë GEK TERNA Holdings, Real Estate & Constructions Societe Anonyme me 70 për qind të aksioneve dhe Gener 2 me 30 për qind të tyre.
Banorët e zonës kanë protestuar kundër ndërtimit të termocentralit. Përmes pankartave kërkuan mbrojtje nga ndotja. Ata shprehen se ndërtimi do të shkatërrojë qindra hektarë me sera përmes ndotjes së ujit dhe ajrit. Thonë se nuk do ndalin protestën nëse nuk u dëgjohet fjala. ‘’Kërkojmë të na bëhet sa më transparente edhe në greva të vazhdueshme deri në kryeminsitri. Ne do bllokojmë rrugët kryesore. Do bëhet nami’’, thanë banorët. Për të miratuar sipërfaqen e kërkuar për termocentralin pak ditë më parë edhe këshilli bashkiak i Roskovecit u përfshi nga debate. ‘’Nuk jeni të sinqetë. Është turp për ne si këshill’’.
Keshilli Bashkiak i Roskovecit ka miratuar me votat e maxhorances aprovimin per ti hapur rruge iniciatives private per projektin. Pas ketij vendimi kane reaguar anetaret e keshillit bashkiak te opozites te cilet jane shprehur se ky vendim eshte i pa drejte pasi ndertimi i ketij termocentrali do te jete nje shkaterrim mjedisor per fermeret e kesaj zone.
Banorët e kanë quajtur vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten.
“Ne jemi të vendosur për të ndaluar këtë bombë ekologjike, që po na sjellin në derë të shtëpisë”, kanë thënë fermerët dhe do të protestojmë fuqishëm.
Fermerët kanë pohuar gjithashtu se tentativa e bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të këtij termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1, është kriminale, pasi mjaftueshëm kanë vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.
Ne kërkojmë urgjentisht transparencë pasi nuk jemi vënë në dijeni të këtij projekti kanë thënë fermerët protestues duke paralajmëruar edhe grevë urie. Ndërkohë ndërtimi i këtij termocentrali ka ngjallur debate të ashpra edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ku është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë duke i dal në mbrojtje 35 mijë banorëve të kësaj zone. Këshilltarët i janë bashkuar edhe protestës së sotme duke kundërshtuar fuqishëm këtë të ashtuquajtur ndërtim strategjik.
Protestat kundër ndërtimit të këtij termocentrali të refuzuar në bashki të tjera të vendit, do të vijojnë pandalur janë shprehur banorët.
Kompania ndertuese e termocentralit, eshte zoteruese e subjektit qe ndertoi HEC-et e kritikuara ne Lumin Valbona, konkretsht DRAGOBIA ENERGY, një shoqëri konçesionare me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 20.08.2009, me numër identifikimi biznesi NIPT K92025004T, me adresë në Tirane, Njesia Bashkiake nr. 2, Rruga Papa Gjon Pali II , Ndertese nr. 12, ABA Business Center, Kati i 7 teknik , Kodi Postar 1010, me administrator Nurije Dinaj. "GENER 2" shpk zotëron 100% të kapitalit të kësaj shoqërie (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 12.10.2023).