VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit efektivi Novruz Cenalia, autori i vrasjes ende në arrati

Aktualitet

VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit efektivi Novruz

Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit.

Në hollin e teatrit “Bylis” është vendosur arkmorti me trupin e pajetë të efektivit, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

28-vjeçari Cenalia mbeti i vrarë dy ditë më parë pas një konflikti me Azgan Mernicën. Ky i fundit qëlloi me armë efektivin pas sherrit për kalimin e rrugës.

Dy ditë pas ngjarjes 23-vjeçari është ende në arrati, teksa dyshohet se është fshehur në zonën e Apolonisë dhe Havaleasit.

Kërkimet kanë vijuar nga policia dhe forcat RENEA në zonë dhe me dronë nga ajri.

Në momentin e ngjarjes në makinë me Mernicën ishte edhe nëna e tij. Kjo e fundit ka treguar se i biri pas ngjarjes është larguar me vrap, por nuk e di se ku ai ndodhet. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion