Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, Rama: Është realizuar 50% e projektit (Video)
Lajmifundit
/
2 August 2021, 09:06
Aktualitet

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në facebook një video nga punimet e Unazës së Madhe në Tiranë.

Në video shihet ministrja Balluku, ndërsa bën me dije se aktualisht është bërë 50% e punimeve.
“Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin.
Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Sheshi Shqiponja, ku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e ku po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve”, shkruan kryeministri.


