“Na u dogjën stanet, po na hyjnë flakët në shtëpi”, alarm në fshatin Akërni të Vlorës, zjarri po i afrohet aeroportit

Aktualitet

“Na u dogjën stanet, po na hyjnë flakët në
Situata vazhdon të mbetet tejet problematike në fshatin Akërni të qytetit të Vlorës. Flakët të cilat favorizohen edhe nga era kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Disa banorë të fshatit kanë thënë se situata është shumë keq, ku janë djegur disa stane dhe rrezikohet që flakët të shkojnë deri te aeroporti.

“Situata është shumë keq. Jam banor i zonës, nuk kam toka këtu, por ka vëllai. Stanet u dogjën, rrezikon aeroporti, po kaloi flaka rrezikon shumë”, tha një banor.

“Situata është shumë keq, janë djegur stanet”, shtoi një tjetër banor. “Kanë rrezik banesat dhe aeroporti. Zjarri nisi që dje, por u aktivizua përsëri sot”, tha një tjetër banor.

Katër automjete të forcave zjarrfikëse ndodhen në terren ndërsa era e fortë mbetet problem për përhapjen e zjarrit.

ME TE LEXUARAT