Bie në humnerë autobuzi, vdesin tragjikisht 34 pasagjerë

Bota

Bie në humnerë autobuzi, vdesin tragjikisht 34 pasagjerë

Të paktën 34 persona e kanë humbur jetën si dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një autobusi në humnerë në shtetin e Amerikës Jugore, Bolivi. Sipas lajmit në mediat e Bolivisë, autobusi u përmbys mes qyteteve Potoli dhe Sucre të shtetit Chuquisaca në jug të vendit. Në aksident kanë humbur jetën 34 persona ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

“Situata është e dhimbshme”, tha Jose Luis Assaf, drejtori i Njësisë Operacionale të Trafikut në Chuquisaca, duke shtuar se të afërmit e të vdekurve kanë arritur në rajon për të identifikuar trupat. Ai theksoi se autobusi ka rënë prej një lartësie prej 150 metrash ndërsa në mesin e 10 të plagosurve të dërguar në spital ka edhe persona në gjendje të rëndë. Punimet për kërkim-shpëtim kanë përfunduar ndërkaq zyrtarët kanë filluar hetim në lidhje me aksidentin.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion