BE u tërhoq nga tarifat kundrejt SHBA-së, reagon Trump: Ja cili do të jetë shpërblimi!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar pasi BE u tërhoq nga kundramasat, lidhur me tarifat
Trump shprehet s Bashkimi Europian mori vendimin e duhur që pezulloi kundër-tarifat ndaj SHBA-ve, duke sqaruar se BE po trajtohet si një bllok i vetëm.
Trump tha se vlerëson BE-në që sipas tij është shumë e ashpër, por shumë e zgjuar, duke thënë se ata vendosën të përmbahen me hakmarrjen e tyre, pasi panë sesi Trump e trajtoi Kinën.
"Ata vendosën të përmbahen. Mendova se ishin shumë të zgjuar," shtoi Trump.
Kujtojmë se ditën e djeshme Trump pezulloi tarifat e vendosura një javë më parë për shumë vende të botës dhe i zëvendësoi ato me një tarifë bazë 10 %. Nga kjo lëvizje nuk u prek vetëm Kina, ndaj të cilës Trump vendosi tarifa që shkojnë në 45 %


