BE nuk humb kohë, në qershor europianët do pajisen me certifikatën e Covid-19

Bota

BE nuk humb kohë, në qershor europianët do pajisen me

Certifikata e Covid-19, nismë e Bashkimit Europian duket se do nisë të përdoret në qershor. Mësohet se muajin që vjen, BE do lejojë qytetarët e saj që të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës. Më herët është bërë me dije se këtë dokument po e kërkojnë vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi.

Në një takim me ministrant e jashtëm të bllokut, zv presidenti i KE, Marosh Sefçovic tha:  “Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës.”

Vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime. Ndërkohë që zyrtarët e BE thonë se askujt nuk do t’i obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese. Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion