Goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes së futbollit, ndërron jetë në spital 9-vjeçari

Bota

Goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes së futbollit, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një 9-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u godit nga një rrufe. Mediat britanike shkruajnë se i mituri po luante në një fushë në zonën e Common Edge Road të Blackpool në momentin kur u godit nga një rrufe.

9-vjeçari është dërguar menjëherë në spital por nuk ka arritur të mbijetojë. Policia tha se megjithëse hetimet ishin ende në vazhdim, besohej se djali u godit nga rrufeja.

"Ky është një incident me të vërtetë shkatërrues dhe mendimet tona janë me gjithë zemër me familjen dhe miqtë e djalit të vogël që ka ndërruar jetë”, tha policia.

Ndërkohë që faqja e klubit ku i mituri luante, shkruan në Facebook: "Me keqardhje më të thellë duhet të raportojmë lajmin se djali i vogël i cili u godit nga rrufeja herët këtë mbrëmje ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Si një klub, ne jemi zemër thyer dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së djalit."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion