AstraZeneca i shkakton vdekjen 47-vjeçares, vendi pezullon përdorimin e vaksinës

Bota

AstraZeneca i shkakton vdekjen 47-vjeçares, vendi pezullon

Në Slloveni, një 47-vjeçare ka humbur jetën pasi mori vaksinën AstraZeneca. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë, teksa deklaroi se pezullohet përdorimi i kësaj vaksinë. Ndërkohë një javë më oarë, rregullatori shtetëror i barnave, SUKL, tha se vdekja e një gruaje 47-vjeçare kishte të ngjarë të lidhej me vaksinën për shkak të predispozicionit që ajo kishte.

Agjencia Evropiane e Barnave e Bashkimit Evropian ka thënë vazhdimisht se përfitimet e mundshme të vaksinës tejkalojnë çdo rrezik nga efektet anësore. Gjermania, e cila kishte kufizuar vaksinën për njerëzit mbi 60 vjeç, tha javën e kaluar se do ta vinte në dispozicion AstraZeneca për të gjithë të rriturit, duke u nënshtruar konsultimit me një mjek. Në Norvegji, një komision i caktuar nga qeveria ka rekomanduar përjashtimin e tij nga programi i vaksinimit të shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion