Bastisje kundër drogës në Meksikë, humbin jetën dy zyrtarë të ambasadës amerikane, dyshohet lidhje me CIA-n

Bota

Bastisje kundër drogës në Meksikë, humbin jetën dy

Një aksident tragjik në shtetin Chihuahua të Meksikës u ka marrë jetën katër zyrtarëve, mes tyre dy punonjës të ambasadës amerikane, të cilët sipas mediave të huaja dyshohet se kishin lidhje me aktivitete të CIA-s.

Së bashku me ta humbën jetën edhe dy zyrtarë meksikanë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, përfundoi në një përrua dhe më pas shpërtheu, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të katër personave.

Viktimat po ktheheshin nga një takim me autoritetet meksikane në kuadër të një operacioni kundër një laboratori droge në një zonë të thellë.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar se do të verifikohet nëse përfshirja e mundshme e palës amerikane në këtë operacion ka respektuar ligjet e sigurisë kombëtare. Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i Chihuahua-s ka sqaruar se zyrtarët amerikanë nuk kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në aksionin kundër laboratorit të drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion