Detaje nga sherri me thika mes të rinjve në Vlorë/ 2 të plagosur transportohen në spital. Konflikti nisi për …

Në Vlorë janë zbardhur detaje të reja nga sherri i ndodhur mes disa të rinjve në lagjen “Lef Sallata”, ku përplasja ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorim thikash.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona, kryesisht të rinj, janë përfshirë në konflikt që dyshohet se ka nisur për motive banale në zonën pas bulevardit “Ismail Qemali”.
Gjatë përplasjes, palët janë goditur me thika dhe sende të forta, përfshirë copa tullash, duke lënë të plagosur dy persona me dëmtime të rënda në kokë. Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Vlorës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.


